Nga Konferenca ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’ kryeministri Edi Rama tregoi kontrastin e fortë që ekziston në mardhëniet Shqipëri-SBA dhe ato me Bashkimin Europian.

“Pozicioni i BE në këtë konflikt është dobësuar tej mase dhe kapaciteti i BE për të ndikuar në procesin e dialogut është tkurrur tej mase, sepse faktikisht BE me vendimin e marrë apo me mosvendimin që rezultoi në fund të një debati të nxehtë mes veti në raport me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndër të tjera dhe në radhe të parë mendoj unë i dha një goditje jo të vogël besueshmërisë së vetë. Duhet të jetë e vështirë për të dyja palët në procesin e dialogut që të besojnë në mundësinë e incantivave që mund të deklarohen, por faktikisht mund të mos mbahen dhe nuk është hera e parë”, është shprehur Rama.

Kryeministri Edi Rama kritikat ndaj BE i shtriu edhe në mosliberalizimin e vizave me Kosovën.

“Po bëhen disa herë që për hir të së vërtetës që Bashkimi Europian nuk mbanë fjalën dhe në rastin e Kosovës besoj se është një nga shembujt më flagrant të mungesës së kapacitetit për të mbajtur fjalën se në fund nuk duhet të harrojmë që nuk është një shtet, është një tërësi shtetesh, e cila funksionin në bazë të konsensusit dhe mjaftin që një shtet në atë tërësi të kundërvihet dhe e gjithë tërësia e shteteve vendoset në një pozitë të vështirë”, ka thënë ai.

Shqipëria tha e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke shumfishuar punën për reformat.

“Do zbuloni që për Rusinë, Kinën, Iranin, Ballkani Perendimor është mjet për qëllim, burim që mund të shfrytëzohet dhe pastaj të flaket tej, nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre, ata duan të minojnë modelin perëndimor. Krmelini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë përveç kaosit, Irani ka shfrytëzuar praninë në Tiranë për të shkatërruar kundërshtarët. Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje dhe ka refuzuar makinacionet ruse. SHBA mirëpresin prioritetet nga Shqipëria. Disa gjëra në Shqipëri nuk janë për shitje”.

Anastas Angjeli organuzarot i kësaj konference evidentoi rëndëinë shumëdimensionale të mardhënieve Shqipëri-SHBA.

Muhamed Veliu

Top Channel