Nënkryetarët e LDK-së Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri janë takuar sot me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin biseduan për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.
Ndërsa diplomati amerikan Philip Kosnett inkurajoi LDK-në të vazhdojë qasjen konstruktive në proceset e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA