Njerëzit në qytetin e Meksikos u veshën si Katrina, figura meksikane që përfaqëson vdekjen dhe morën pjesë në një paradë në prag të ditës së të vdekurve.

Karakteri i Katrinës, është krijuar nga një karikaturist, Jose Guadalupe Posada, i famshëm për vizatimet e tij tipike lokale, skenat folklorike, kritikat social-politike dhe për ilustrimet e tij të skeleteve apo kafkave.

Njerëzit madje sfiduan shiun dhe të ftohtin që kërcënonte kohë pas kohe dhe mbushën rrugët e qytetit të Meksikos, duke kënaqur me dhjetëra e mijëra spektatorë. Mariacit, me maska në fytyrë, dhe me kapelat e tyre tradicionale, udhëhoqën procesionin, të pasuar nga grupet e kërcimit folk nga shtete të ndryshme të meksikës, që vishnin kostumet tipike të cdo rajoni, por me një ngjyrim prej katrine.

Katrina është një nga figurat më emblematike të kulturës lokale. Altari i të vdekurve ose ofertave është një pjesë e rëndësishme e ditës së të vdekurve në shtëpitë meksikane dhe evokon besimin para-hispanik se të dashurit e vdekur do të kthehen në ditën e të vdekurve, 1 dhe 2 nëntor, për të jetuar me të gjallët. Festa që rrethon ditën e të vdekurve në Meksikë është shpallur madje si trashëgimi kulturore e njerëzimit nga UNESCO në 2003.

Ardita Becolli

Top Channel