Sajmir Tahiri u dënua nga gjykata e krimeve të rëndë me 5 vite për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të drogës.
Ai u dënua me 3.4 vite shërbim prove.
Në dosjen e siguruar nga Top Channel vërehet re se bashkëshortja e ish-Ministrit ka udhëtuar në të njëjtin avion me Habilajt, por gjykata shprehet se biletat janë paguar veçmas.
“Edhe për sa i përket lëvizjes së përbashkët në të njëjtën kohë, në vajtje dhe kthim, dhe me të njëjtën linjë destinacioni (08.07.2014-10.07.2014), Rinas-Fiumicino-Rinas, linja ajrore e shoqërisë “Alitalia”), të të pandehurit në procedim të lidhur Moisi Habilaj dhe të bashkëshortes dhe babait të pandehurit Saimir Tahiri, rezulton se biletat e udhëtimit të tyre janë paguar veças, Moisi Habilaj i ka paguar me kartë krediti nëpërmjet faqes së internetit të shoqërisë “Alitalia”, ndërsa bashkëshortja dhe babai i të pandehurit i kanë paguar “Cash” në agjencinë e udhëtimit. Në fshikullën e gjykimit nuk ka të dhëna për shpenzimet dhe pagesat e kryera jashtë shtetit në këtë rast”.
Top Channel