“Beteja e vitit”, kampionati botëror i breakdancing, nisi në Montpelier. Bëhet fjalë për një kampionat ndërkombëtar të përvitshëm të breakdancing që këtë vit ka hyrë në edicionin e 30-të të tij. Beteja e vitit ka vendosur përballë njëra tjetrës 18 ekipet më të mira në planet.

Në të kaluarën, vendet që kanë marrë pjesë në kampionat kanë qenë Franca, ShBA, Koreja e Jugut, Rusia etj, ndërkohë që ka edhe vende të tjera si Kina, Brazili, Tajvani që po bashkohen. Ky sport sidoqoftë mund të gjendet në thuajse çdo vend të botës dhe kjo është forca më e madhe e kësaj disipline.

Në breakdancing, nuk nevojitet asgjë. Nëse futbolli është sporti më popullor në botë, kjo ndodh sepse të duhet vetëm një top dhe mund të luash nëpër rrugë. Breakdancing është i lirë. Ai ka nisur nëpër rrugë dhe sot, është ngjitur në një nga skenat më të mëdha të botës. Është madje edhe një sport që është përfshirë së fundmi si disiplinë e veçantë në lojërat olimpike. Ndaj, thotë Mounir Biba, nëntë herë kampion bote, është një udhëtim frymëzues që i jep forcë të rinjve.

Për organizatorët e kampionatit, breakdancing po kalon nga rruga në skenë dhe ky është një evolucion i madh. Sidoqoftë, rruga do të mbetet gjithnjë pjesë e rëndësishme e historisë.

Top Channel