Teka shkencëtarët “gërmojnë” natyrën në kërkim të së vërtetës, shpesh herë fotografojnë bukurinë e saj.

Ky është dhe rasti i teknikes së mikroskopisë Teresa Zgoda dhe mikro-fotografes Teresa Kugler, të cilat duke kombinuar mikroskopinë fluoreshente dhe stereomikrografinë, kanë krijuar një portret tepër “të gjallë” të një embrioni breshke në zhvillim.

Duke qenë se embrioni ishte më shumë se 2.5 cm i gjatë, dyshja nuk mund t’a kapte në detaje një imazh kaq të vogël.

Kështu që Zgoda dhe Kugler bashkuan qindra pamje të foksuara në vendndodhje dhe shtresa të ndryshme të breshkës për të krijuar një kompozicion të të gjithë embrionit.

Imazhi fitoi vendin e parë në konkursin e fotomikrografisë të Nikon Instruments “Small World”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel