Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili Mei Garushi është vogëlushja që tërhoqi vëmendjen në “Maratonën e Tiranës”, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe për vet faktin që arriti ta përfundonte garën nga fillimi deri në fund.
Mei dhe nëna e saj, gazetarja Suela Ruseti, ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të treguar detaje dhe të pathëna nga pjesëmarrja në maratonë.
“Normalisht Mei ishte më e vogla, ishte dhe vajzë, ndaj bëri një çikë përshtypje më shumë se të tjerët. Me thënë të drejtën nuk është se ishte shumë e lejueshme dhe kemi bërë pak “hile”, tha Suela, duke iu referuar faktit që Mei u regjistrua në garë me emrin e të atit.
Ajo tregoi se Mei dhe dyvëllezërit e saj janë mësuar me sporte të ndryshëm dhe bashkë me të atin bëjnë gjithnjë ecje nga liqeni, madje më shumë se sa 10 kilometër.
Ndërkohë vetë Mei u shpreh e kënaqur nga pjesëmarrja dhe tregoi se është në pritje të sfidës së radhës.
Top Channel