Tre ditë më parë Drake festoi ditëlindjen e tij të 36 në Los Anxhelos, ku e ftuar ishte dhe një person shumë i veçantë për të, ish-e dashura Rihanna.

Sipas raportimeve dyshja ishte shumë miqësorë në event, pavarësisht se këngëtarja më herët është shprehur se mes tyre nuk ekziston më as miqësi.

“Rihanna ndejti për disa orë. Ajo ishte me dy mikesha dhe u shoqërua për në tavolinën e Drake nga sigurimi. Riri dhe reperi biseduan u panë duke qeshur me njëri-tjetrin” thonë burime për E!News.

Top Channel