Shkon në 10 numri i të helmuarve në Dibër- Ja ç’dëshmojnë gjimnazistët
24/10/2019 14:04
Ka shkuar në 10 numri i gjimnazistëve të njësisë administrative Shupenzë në Dibër, të paraqitur me shenja helmimi (në dukje të parë).
Sipas korrespondetit të Top Channel- it, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë realisht për një rast helmimi masiv.
Jashtë kamerave, nxënësit shprehen se ishin në pushimin e gjatë dhe kur u futën në klasë ndjenë aromën e një parfumi.
Nga të dhënat paraprake dhe jo zyrtare dyshohet se brenda ambienteve të shkollës është përdorur një spraj, çka ka shkaktuar probleme te disa nxënës.
Top Channel