Nxënësja 19-vjeçare, Nusrat Jahan Rafi, u dogj për së gjalli sipër tarracës së shkollës që frekuentonte, në prill të këtij viti, pasi kishte akuzuar drejtorin për ngacmim seksual.

Ajo kishte shkuar në polici ku e kishin vendosur përpara një kamere që të bënte rrëfimin. Videoja u bë publike, dhe tregon vajzën që rrëfen ngjarjen duke qarë, ndërkohë që policët në sfond duken që nuk e marrin seriozisht.

Më pas asaj iu zu pritë nga disa persona që i kërkuan të tërhiqte akuzat. Pasi refuzoi, ata e lidhën, e lyen me lëndë djegëse dhe i vunë flakën, duke u munduar ta bënin të dukej si vetëvrasje.

Por e kishin lidhur me shalle lecke, të cilat morën flakë gjithashtu. Vajza u zgjidh teksa digjej dhe arriti të largohej nga skena me flakë në trup, dhe ata nuk e ndalonin dot sepse mund të digjeshin vetë.

Nusrat mbijetoi edhe për pak, aq sa për të treguar se çfarë kishte ndodhur, dhe pastaj dha shpirt nga plagët e rënda. Vdekja e saj ngjalli protesta në të gjithë Bangladeshin dhe mori jehonë mbarëbotërore.

Tre mësues dhe dy drejtues politikë të zonës janë mes 16 personave që u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje.

Aj.P

FOTO GALERI
1/6

Top Channel