Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Ndodh që një xhirim klipi të kthehet në një telash i madh. Ky rast i ka ndodhur para disa vitesh këngëtares së njohur Ronela Hajati teksa ishte duke xhiruar klipin e këngës “A don si kjo”.
Figurantët ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e ISIS-¬it, prandaj është shkaktuar debat dhe panik asokohe. Për këtë arsye, këngëtarja e njohur ka përfunduar në polici.
Kjo ngjarje ka ardhur sërish në vëmendje sonte në emisionin Soirée me Jonida Shehun në Top Channel. Ronela Hajati e ftuar këtë të mërkurë në Soirée ka treguar më me detaje atë situatë, e cila është detyruar të shkojë në polici.
“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’ Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”, ka treguar këngëtarja e njohur Ronela Hajati.
Top Channel