Policia spanjolle ka kapur një grup kriminal që kultivonte hashash pranë parkut kombëtar të Serrania de Kuensa, në Spanjë.

Agjentët kanë arrestuar katër pjestarë të grupit të cilët punonin me rritjen e bimëve të paligjshme në një plantacion të fshehur me kujdes mes bimësisë së dendur të zonës.

Grupi përbëhej nga katër shqiptarë të cilët kishin ngritur një kamp në zonë, prej ku e kontrollonin plantacionin rreth 24 orë në ditë.

Ata janë raportuar nga qytetarë të rastit që i kanë vënë re, dhe policia arriti të bllokojë më shumë se dy ton marijuanë, pasi i mbajti nën vëzhgim që nga fillimi i tetorit.

Zona ku ishin vendosur ishte shumë e veçuar dhe nuk mund të shkohej në këmbë pa ecur për gjysmë ore midis pyllit të dendur.

Ata kishin ngritur gjithashtu një sistem të sofistikuar vaditjeje, nëpërmjet tubave të vendosur nën tokë, të fshehura midis pemëve.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA