“Vendi është në reanimacion dhe kërkohet një ndërhyrje urgjente sipas kushteve të përcaktuara nga Bundestagu “ kështu deklaroi sot në Top Talk demokrati Aldo Bumçi.

Duke folur për reformën zgjedhore ai tha se Partia Demokratike kërkon një reformë të negociuar me ndërmjetës ndërkombëtar, pozitë+opozitë, ndërkohë që tashmë nga ana ka një komision të ngritur nga parlamenti, por që për të cilin Bumçi tha se nuk e njeh opozitën në parlament:

“Ne jemi angazhuar për reformën, përmban elementë të përmirësimit të procesit dhe elementi tjetër është sistemi si një hap i dytë. Kjo do kërkonte një konsensus më të gjerë, por opozita ka ngritur një grup pune me ekspertët më të mirë të saj dhe po punon. Gjithashtu me pjesëmarrjen në tryezën e parë në treguam se dëshirojmë të marrim pjesë, kemi propozuar një platformë me 5 pika.

PS me deputetët e tjerë që nuk përfaqësojnë opozitën, ne nuk e njohim komisionin, aty kemi vetëm një përfaqësues që është PS, të tjerët nuk përfaqësojnë opozitën dhe ne kemi propozuar një format që është i vërtetë. Pra një përfaqësues nga qeveria e një nga opozita e bashkuar dhe me moderimin e faktorit ndërkombëtar. Komisioni i vërtetë është ky, pastaj PS mund të mblidhet me ata dhe të diskutojnë çfarë të dëshirojnë”.

Bumçi gjithashtu nuk ka la pa sulmuar as ambasadorin e OSBE, Borschard: “Nëse një ambasador si Borschard që është turp që qëndron aty. Skandal! Kjo tregon se ku kemi arritur ne, që pranojmë një njeri të tillë që i nxori gishtin qytetarëve. Dhe me njerëz të tillë që nuk lexojnë as raportin e OSBE/ODHIR, institucion të cilin përfaqësojnë, kur doli raporti përfundimtar, ai nuk doli. Nuk është Borschard ai që vendos agjendën , por kriza e rëndë dhe nuk mund të vijë Borschard dhe të bëjë makiazh”.

Top Channel