A ka një debat brenda PD-së për sistemin zgjedhor? Për këtë foli sot në Top talk demokrati Aldo Bumçi.

“Debati është periferik, nuk është thelbi i debatit”, tha ai.

Bumçi tha më tej se debati mbi sistemin pjesërisht nxitet nga Edi Rama “duke devijuar vëmendjen nga kapja dhe shkatërrimi i demokracisë, sikur problemi është sistemi dhe jo se çfarë ka bërë ai në 6 vite dhe përgjigjja është e thjeshtë”.

Demokrati tha se “ne kemi sot 2 sisteme në Shqipëri: proporcional dhe atë mazhoritar në zgjedhjet lokale. Dhe në të dy palët e zgjedhjeve kemi manipulim të tyre. Kjo tregon që të dy sistemet nuk e zgjidhin problemin me krimin sepse ne kemi parë që edhe në zgjedhje të vetme pa kundërshtarë Edi Rama ka garuar persona me të shkuar kriminale, kur nuk kishte garë. Pra kur nuk ke garë pse vendos dikë me të shkuar kriminale? Sistemi vlen të diskutohet por nuk është thelb i debatit. Sistemi mund të diskutohet”, tha ai.

Top Channel