Përgjatë javës, Policia Rrugore ka proceduar penalisht 67 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 45 prej te cilëve në Tiranë.
Policia Rrugore ka organizuar patrullime në rrugët dhe zonat problematike ku konstatohet tejkalim i normave të shpejtësisë, zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjetit, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit dhe shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Lajmërimi i plotë i Policisë Rrugore
Policia Rrugore, gjatë javës, ka proceduar penalisht 67 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 45 prej te cileve në Tiranë.
Përgjatë javës dhe veçanërisht gjatë fundjavës, Policia Rrugore në të gjithë vendin, në bashkëpunim edhe me Njësinë Operacionale të Sigurisë së Autostradave ka organizuar patrullime me përzgjedhje dhe veprime policore të përbashkëta, duke u fokusuar në rrugët dhe zonat problematike ku konstatohet tejkalim i normave të shpejtësisë, zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjetit, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit dhe shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Në funksion të kontrolleve parandaluese, janë evidentuar dhe:
• Janë kapur në kushtet e flagrancës 67 drejtues mjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 31 të pa pajisur me leje drejtimi, 16 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 1 drejtues mjeti për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.
• Janë pezulluar 320 leje drejtimi, nga të cilat 198 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 69 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 53 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
• Janë proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara në shpejtësi.
• Gjatë patrullimeve dhe veprimeve policore të kombinuara janë kontrolluar fizikisht për sende të paligjshme 234 automjete të ndryshme dhe 295 persona.
• Nga kontrollet policore të ushtruara ndaj mjeteve me dy rrota është verifikuar dhe sekuestruar nga Policia Rrugore e Tiranës një motomjet i vjedhur, si dhe janë vendosur 254 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
• Janë vendosur në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale 567 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
• Janë vendosur 67 masa administrative për shkelje të sinjalizimit te ndritshëm.
Nisur nga dinamika dhe shpërndarja e aksidenteve të ndodhura dhe analiza e shkaqeve te ndodhjes se tyre, Policia Rrugore ka shtuar shërbimet me mjete civile dhe të uniformuara, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtueseve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë dhe që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Në funksion te rritjes se sigurisë ne rruge, gjatë javës që lamë pas janë vendosur 1 237 masa administrative për përdorim celulari gatë drejtimit të mjetit, 1 789 masa për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 295 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.
Gjithashtu janë vendosur 3 579 masa administrative për parkime të gabuara e shkelje të tjera.
Me gjithë masat e shtuara dhe rritjen e prezencës në rrugë, Policia Rrugore konstaton me shqetësim se shumë drejtues mjetesh abuzojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, sikundër edhe këmbësorët nuk respektojnë rregullat e kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin apo biçiklistët të cilët nuk ndriçojnë me sinjale fosforeshente biçikletat e tyre kur udhëtojnë natën me qëllim që të jenë të dallueshme nga drejtuesit e automjeteve.
Policia Rrugore do të intensifikojë masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën rrugore dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje që cenon sigurinë rrugore në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital.
#Bashkëpërsigurinërrugore!
Top Channel