Shembet me shpërthim të komanduar ura në Itali, videoja mbresëlënëse e shkatërrimit së saj

13/10/2026 10:54

Prishja e kontrolluar e një pjese të urës së Teveres, në rajonin e Orte-s në Itali, është realizuar me përdorimin e eksplozivëve, në kuadër të një projekti të gjerë për restaurimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Ura ndodhet në kilometrin e 33-të të rrugës kombëtare 675 “Umbro Laziale”, në provincën e Viterbos, ndërsa punimet po kryhen nga kompania italiane Anas, e cila menaxhon infrastrukturën rrugore.

Operacioni i prishjes së kontrolluar përfundoi të dielën, më 11 tetor, si pjesë e ndërhyrjeve të planifikuara për rikonstruksionin e urës.

Investimi i përgjithshëm për projektin e infrastrukturës tejkalon 41.5 milionë euro. Punimet synojnë restaurimin e strukturës dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe funksionimit të saj.

Prishja me eksplozivë është një nga fazat e ndërhyrjes teknike, e cila kryhet në mënyrë të kontrolluar për të mundësuar vijimin e punimeve të mëtejshme në këtë objekt infrastrukture.

Top Channel