Ish-futbollisti i Interit pranë stolit të Genoas, pëlqehen edhe dy ish-ë të kombëtares Shqiptare

21/10/2019 18:29

Genoa nuk e ka nisur sezonin ashtu siç pritej, duke u renditur në tabelën e klasifikimit në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë në 8 javë. Këto rezultate kanë vendosur në pikëpyetje trajnerin aktual të Genoas, Andreazzoli.

Drejtuesit e klubit “kuqeblu” janë vendosur në kërkim të një trajneri të ri,  dhe në krye të dëshirave qëndron Thiago Motta, një ish i ekipit dhe një prej heronjve të tripletës me ekipin e Interit. Ish-lojtari ka drejtuar të rinjtë e Psg (U-19) dhe aktualisht po zhvillon një kurs në lidhje me trajningun.

Në listën e dëshirave bie në sy edhe dy trajner Italian që në të kaluarën kanë drejtuar ekipin tonë kombëtar Giani De Biazzi dhe Christian  Panucci, por i pari në listën e drejtuesve është emri i Thiago Mottes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA