Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar
Tre persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, ky është bilanci i një aksidenti ajror kur një aeroplan i vogël u përplas në rrugë dhe u përfshi nga flakët në Belo Horizonte, Brazil.
Sipas medieve të huaja, aeroplani u nis në aeroportin Carlos Prates, dhe u rrëzua në një rrugë që kishte makina pak pasi u ngrit në ajër.
Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se aeroplani ra direket mbi automjete. Në pamjet e regjistruara duken qartë flakët edhe tymi i shkaktuar nga përplasja.
Sipas zjarrfikësve, deri më tani tre persona rezultojnë të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur nga ky aksident.
Top Channel