27/12 13:56
Gili ka dy djem të rritur, Robertin dhe Redonin.
Tashmë u ka ardhur koha të martohen dhe Gili premtoi publikisht në “E Diell” se do t’i dojë nuset e djemve dhe do t’i trajtojë si mbretëresha sepse nuk ka pasur vetë vajza.
“Nuk do të kem xhelozi me to sepse nuk kanë me kë të krahasohen” ka rrëfyer Gili. “Vajza mos hezitoni, ju pres nuse në shtëpinë time” ka vazhduar ajo me humor ajo.
Këngëtarja e njohur tha se kur është martuar në vitet ’80 ka qenë shtatzënë me Robertin, djalin e madh dhe nuk ka bërë një dasmë të mirëfilltë.
Përgjatë këtyre viteve ajo është munduar t’i qëndrojë pranë fëmijëve së bashku me Ilirin, por dhe të mos lërë paralelisht menjanë dhe karrierën e saj artistike.
Top Channel