Pritjeve të gjata i erdhi fundit, lehtësira për të punuar në Gjermani

19/10/2019 02:17

Shumë njerëz nga Shqipëria e Kosova që kërkojnë një vizë pune realisht duhet të stërvisin durimin për shkak të pritjes së gjatë në ambasadat gjermane.

Por Ministria e Jashtme gjermane i ka thënë DW-së se do të ketë përmirësime. Deri më tani disa qindra mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shkuar në Gjermani që të punojnë përmes Rregullores së Ballkanit të qeverisë gjermane.

Nga ekspertët ajo shihet si sukses i madh që po përmbush nevojat e tregut gjerman të punës. Megjithate kjo rregullore e posaçme e qeverisë gjermane, e cila u ofrua si mundësi për të reduktuar numrin e refugjatëve nga vendet e Ballkanit në vitin 2015, përfundon në 2020-tën.

Në 1 janar pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje mbërritjet nga vendet jashtë BE-së. Për herë të parë mund të shkohet në Gjermani edhe me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë.

Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të nisen drejt ketij vendi për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.

Viza ka qenë pengesë kryesore që fuqia e kualifikuar punëtore të shkonte në kohë për sipërmarrjet gjermane. Ministria e jashtme e Gjermanisë thotë se po punohet intesivisht e po merren masa për rritjen e eficiençës në këtë drejtim përmes zgjerimit të kapaciteteve, dixhitalizimit të mëtejshëm dhe hapave konkrete për zvogëlimin e procesit administrativ në procedurën e marrjes së vizës.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA