Anëtarët e ekspeditës së 24-t ukrainase në Antarktidë kanë rigjetur një shpellë të madhe nëntokësore të cilës ia kishin humbur gjurmët prej kohësh.

Pasi u futën sërish, zbuluan se është tri herë më e madhe se ç’mendohej fillimisht, madje më shumë se shpellë: “Një botë e tërë nëntokësore”, sipas shkencëtarëve, “pasi nëpër të kalon një lumë dhe janë formuar dy liqene.”

“Bota nëntokësore” është gjetur në ishullin e Galindezit, shumë vite më parë. Por ngaqë hyrja për te shpella ishte bllokuar nga rrëzimi akujve, shkencëtarët ia kishin humbur gjurmët dhe ishte harruar.

Shpella është e ndarë në tri nivele me gjerësi 200 metra, dhe madje janë zbuluar pendët e një shpendi që mbetet ende për t’u verifikuar se cilës specie i përket, por që nuk është pinguin.

Shkencëtarët kanë marrë kampionë nga uji për t’i analizuar, pasi kanë qenë të paprekur nga njerëzimi.

Aj.P

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA