Manneken Pis, skulptura e djalit të vogël që uronin, apo shatërvani më i famshëm i Belgjikës, mbushi 400 vjeç.
Origjinalin e skulpturës së bronxtë e ka krijuar Hieronymus Duquesnoy i vjetri në 1619-tën, dhe tani, vendi kremton me krenari 4 shekujt që Manneken Pis është me të.
Posta belge nxori më herët dhe një pullë të kushtuar posaçërisht këtij eventi. E ilustruar nga Philip Vermessen, ajo paraqet një variant të ilustruar të skulpturës së famshme.
Manneken Pis mbetet një prej atraksioneve kryesore të Brukselit, dhe një ndër më të preferuarit e turistëve të huaj. Kryqëzimi ku ai ndodhet gëlon gjithmonë nga vizitorët, të cilët përpiqen të shkrepin foton perfekte pranë këtij objekti, kopjet në miniature të të cilit i gjen ngado nëpër dyqane, e madje nuk mungojnë as ato prej çokollatë.
Por Manneken është i famshëm edhe për veshjet që i vendosin gjatë vitit. Statujën e vogël e veshin shpesh si Mozarti, nelson Mandela e madje edhe si një kozmonaut rus.
Top Channel