Majmunë, qen, lepuj dhe mace trajtohen në mënyrë shumë mizore në një laborator gjerman.

Laboratori në Saksoninë e Poshtme, sipas Soko Tierschutz nga “Cruelty Free International”, bën teste helmesh të ndryshme mbi majmunë, mace dhe qen.

Një punonjës ka bërë një video në laborator, duke treguar se si majmunët trajtohen në mënyrë shumë mizore.

Testet janë bërë edhe në lepuj e kafshë të tjera, dhe thuhet se qenve u fusnin tuba në grykë që t’u kaloheshin lëndët për testim.

Qentë vazhdonin të tundnin bishtin, të dëshpëruar për kontakt njerëzor, edhe kur merreshin për t’u vrarë, thotë raportimi.

Maceve u bëhen 13 injektime në ditë dhe më pas lihen që të vuajnë pasojat.

Testet bëhen për të parë se çfarë sasie e këtyre substancave që përdoren dhe në ilaçe do të mjaftonte për të shkaktuar dëme të rënda në trup.

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA