Arsyeja pse Liam u nda nga Miley, nuk ka më shanse për ribashkim!

15/10/2019 16:49

Vetëm një javë pasi lajmëroi ndarjen e tyre, në 21 gusht të këtij viti, Liam Hemsworth nënshkroi divorcin me Miley Cyrus.

Menjëherë pas kësaj, këngëtarja e “Wrecking Ball” nisi një lidhje me Kaitlynn Carter, me të cilën u nda për t’u lidhur me Cody Simpson, që dikur e konsideronte mik të ngushtë.

Pas të gjithë “fortunës” që shkaktoi divorci i çiftit të famshëm, më në fund një burim për “HollywoodLife” ka treguar arsyen pse Liam vendosi t’i jepte fund martesës me Miley-n.

“Liam e do ende Miley-n dhe ndarja ka qenë shumë e vështirë për të. Por Miley nuk është ajo që ai donte dhe ajo nuk mund të ndryshojë, prandaj ai kuptoi se nuk mund të rrinte më me të. Atij nuk po i besohet çfarë po sheh në internet për 26 vjeçaren që pas ndarjes. Liam i duket sikur vajza që njohu në fillim dhe gruaja me të cilën u divorcua ishin dy persona të ndryshëm. Nuk ka më shanse për bashkim,” thotë burimi.

FOTO GALERI
3/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA