Xhejms Kohut, një kirurg 58-vjeçar, akuzohej se kishte përdhunuar shumë fëmijë dhe se kishte bashkëpunuar me dy infiermerë për të menaxhuar një rrjet seksi me të mitur.

Ai është gjetur i vdekur në qelinë e burgut, në Kaliforni, pasi ishte vetëvrarë.

Kout dhe dy infermiere, Emili Xhoi Stevens dhe Rashel Melina Brando, u arrestuan në vitin 2017 si të dyshuar për menaxhimin e një rrjeti seksual me të mitur.

Prokurorët paraqitën në gjyq një video dy orë të gjatë, që tregonte se si tre të pandehurit përdhunonin fëmijët që ishin deri në tre vjeç.

Kohut kishte marrëdhënie me të dyja infermieret, dhe i bënte që të angazhoheshin të dyja në akte seksuale me viktimat, madje edhe me fëmijët e njërës prej tyre.

Po ashtu, disa mesazhe SMS tregonin se si të tre diskutonin që të kishin më shumë fëmijë për një “familje tabu”, ku të gjithë të kryenin marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin.

FOTO GALERI
5/8
Këto u zbuluan nga mesazhet mes të treve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA