Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizatorë
Një grup prej 80 shkencëtarësh udhëtuan në Siberi për të hetuar ndikimet e shkrirjes së akullit të përhershëm në Arktikun Lindor.
Gjatë kësaj ekspedite, ata bënë një zbulim: deti po vlon. Pamja shqetësuese që duket në foto krijohet nga gazrat e metanit që vijnë nga shtrati i detit.
Kërkuesit thonë se përqendrimi i metanit në Detin e Siberisë Lindore ishte gjashtë deri në shtatë herë më i lartë se mesatarja botërore.
“Është burimi më i madh i gazit që kemi parë ndonjëherë”, tha Igir Semiletor, keu i grupit kërkues nga Universiteti Politeknik i Tomskit.
Në vitin 2017, shkencëtarët rusë zbuluan kratere të mëdhenj në akull, të krijuara nga fluskat e mëdha të gazit metan që krijohet nën tokë. Këto fluska mund të marrin flakë e të shpërthejnë.
Shkencëtarët i lidhin këto ndryshime me ngrohjen globale. Ata thonë se vetëm 1 gradë celsius ndryshim në temperaturën mesatare do ta shtonte çlirimin e gazrave me 20%.
Top Channel