Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim Komisionerin e Insfrastrukturës së Qeverisë Rajonale të Kalabrisë, Prof. Roberto Musmanno, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Italisë, dhe veçanërisht me këtë rajon.
Në takim është diskutuar edhe për projektin e Musmannos për një linje direkte ajrore midis Tirans dhe Lamezias, qytet në jug të Italisë.
“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të cilin do të punojmë fort”, ka deklaruar Presidenti.
Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Meta tregon përgjigjen e Konsullit
Reagimi i Metës
Raportet e ngushta, tepër të forta dhe njerëzore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve me Kalabrinë, zemrën e bashkësisë sonë të dashur arbëreshe, janë shumë të rëndësishme. Kjo marrëdhënie historike dhe tradicionale, ka potenciale të jashtëzakonshme arsimore, kulturore, turistike, ekonomike dhe tregëtare, për t’u forcuar edhe më tej.
Shumë i lumtur të zhvilloja një takim të frytshëm me Komisionerin e Insfrastrukturës së Qeverisë Rajonale të Kalabrisë, Prof. Roberto Musmanno, me të cilin ndava ide të vyera për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në mënyrë që të rinjtë të mos largohen nga vendet dhe zonat tona.
Veçanërisht diskutuam rreth projektit ambicioz dhe të realizueshëm të Prof. Musmanno dhe stafit të tij, për lëvizjen e udhëtarëve nga Kalabria në Shqipëri, nëpërmjet vendosjes së një linje direkte ajrore Tiranë-Lamecia.
Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të cilin do të punojmë fort!
Top Channel