Kosova nuk është dakord me pajtueshmërinë e arritur mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për krijimin e një mini shengeni.
Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se me këtë marrëveshje, Serbia synon izolimin e Kosovës nga bashkëpunimi rajonal, pasi e njëjta vazhdon të mos e respektoj marrëveshjen e lëvizjes së lirë.
Në takimin që u mbajt në Novi Sad, kryeministri Rama deklaroi së nuk do të merrte pjesë sikur të kishte veto për Kosovën.
Por, një deklarate të tillë nuk i beson shoqëria civile.
Sipas Artan Muratit nga KDI, ky takim do të mund të shtyhej deri në formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Takimi i radhës do të mbahet më 10 nëntor në qytetin e Ohrit, ku edhe është paralajmëruar pjesëmarrja e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, për ta finalizuar këtë marrëveshje përmes nënshkrimeve.
Top Channel