Bie qeveria në Rumani/ Fiton mocioni i partive opozitare ndaj kryeministres

11/10/2019 07:08

Qeveria e Rumanisë e pllakosur nga skandalet e humbi votëbesimin në parlament, ç’ka çoi drejt kolapsit të saj. Tani një qeveri kalimtare pritet të marrë përsipër drejtimin e vendit deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vitin 2020.

“Ky mocion ishte i domosdoshëm, ishte një detyrim minimal kundrejt rumunëve, dhe neve vetë për shpëtimin e Rumanisë, e për pastrimin moral të qeverisjes”- tha Raluca Turcan, lidere e partisë liberael.

238 deputetë të dhomës së ulët dhe senatorë, pesë më shumë nga sa nevojitej, e mbështetën mocionin e paraqitur nga 6 parti opozitare. Ligjvënësit e akuzuan shefen e ekzekutivit, Viorica Dancila për paaftësi dhe shpërdorim të fondeve të BE-së.

Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme nuk janë një opsion për momentin, pasi vendi muajin e ardhshëm përballet me zgjedhjet presidenciale. Sipas ligjit, Rumania nuk mund të mbajë zgjedhje parlamentare përveçse me një diferencë 6 mujore prej atyre presidenciale.

Opozita tani ka 10 ditë në dispozicion. Për të emëruar një Kryeministër të ri, të cilit do t`i nevojitet aprovimi i presidentit centrist Klaus Iohannis.

Rrëzimi i qeverisë pasoi humbjet shokuese të partisë socialdemokrate në pushtet, PSD në zgjedhjet europiane të muajit maj si dhe dënimin me burg të liderit të fuqishëm të saj, Liviu Dragnea, të cilin e fundosën akuzat për korrupsion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA