24/11 10:25
Bela Maçi ka studiuar tre vite për stilizim, modelizëm dhe aksesor në Paris. Më pas u kthye në Shqipëri dhe studioi sërish për kostumografi dhe skenografi.
Sot, Bela e ushtron këtë profesion në një studio të vogël, por që mbart shumë art: punime dore, nga aksesorë si varëse, vëthë, spila e deri te veshjet, janë krijimet e saj.
Në një rrëfim për jetën dhe punën e saj në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, ajo ka thënë se që të jesh stiliste dhe artist duhet të njohur traditën shqiptare.
Top Channel