Vrasësi që filmoi veten drejtpërsëdrejti në Facebook teksa futej me armë pranë një sinagoge, në Gjermani, e teksa fliste me zemërim kundër holokaustit, feminizmit dhe emigrimit, u arrestua nga policia gjermane.

I veshur me rroba ushtarake, helmetë dhe kamera, ai qëlloi dy njerëz pranë sinagogës në qytetin Halle të Gjermanisë, dhe më pas hodhi një granatë në varrezën hebraike.

Gjatë 35-minutave që filmoi ngjarjen drejtpërsëdrejti në Facebook ai nuk arriti të futej dot brenda në sinagogë.

Agresori, sipas medieve gjermane, është 27-vjeçari Stephan Balliet, dhe u arrestua teksa përpiqej të largohej me taksi.

FOTO GALERI
20/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA