
Fotolajm/ Trump zbarkon në Mbretërinë e Bashkuar me arsenal lufte, limuzinë e blinduar 1.2 miliardë £, ekip asgjësimi dhe… kodet nukleare
16/09 22:25
Vrasësi që filmoi veten drejtpërsëdrejti në Facebook teksa futej me armë pranë një sinagoge, në Gjermani, e teksa fliste me zemërim kundër holokaustit, feminizmit dhe emigrimit, u arrestua nga policia gjermane.
I veshur me rroba ushtarake, helmetë dhe kamera, ai qëlloi dy njerëz pranë sinagogës në qytetin Halle të Gjermanisë, dhe më pas hodhi një granatë në varrezën hebraike.
Gjatë 35-minutave që filmoi ngjarjen drejtpërsëdrejti në Facebook ai nuk arriti të futej dot brenda në sinagogë.
Agresori, sipas medieve gjermane, është 27-vjeçari Stephan Balliet, dhe u arrestua teksa përpiqej të largohej me taksi.
Top Channel