Në një kohë që edhe gjyshet po mësojnë gjermanisht për të komunikuar me fëmijët që kanë emigruar në atë shtet, dhe ndërkohë që mes nesh ekziston perceptimi se shqiptarët janë shumë të zgjuar përsa i përket gjuhëve të huaja, i kapin shpejt ato, EUROSTAT-i, ka nxjerrë një rezultat zhgënjyes.

Sipas Institutit Europian të Statistikave, 60 % e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.

“Nuk është e vërtetë. Shqiptarët i kapin shumë shpejt gjuhët e huaja. Ne jemi të zotët”, thotë një qytetar.

“Ne nuk dimë mirë shqipen”, thotë një zotëri, “jo më të dimë gjuhë të huaja”.

“Unë di rusisht”, thotë një tjetër, “Dasvidanja (Mirupafshim)”.

“Unë di anglisht dhe japonisht”, thotë një vajzë e re.

“Mendoj se statistikat janë të vërteta, pasi gjuhët e huaja po i mësojnë vetëm të rinjtë”, thotë një tjetër.

Shqipëria ka një nga përqindjet më të larta në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat rezultoi se 35% e qytetarëve të BE-së nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.

Megjithatë rekordin e mban Turqia, ku sipas Eurostat rreth 82% e popullsisë nuk di asnjë gjuhë tjetër përveç turqishtes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA