Ditën e diel në Kosovë janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme, ku Lëvizja Vetëvendosja është shpallur fituese dhe Albin Kurti tashmë ka në dorë formimin e qeverisë.
Mul Desku nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Pareshtresa është shprehur se rreth 360 mijë euro gjoba janë shqiptuar ndaj partive politike për shkelje të ndryshme gjatë procesit zgjedhor.
Partia që prin për më së shumti gjoba është Partia Demokratike e Kosovës, ku kandidat për kryeministër ishte Kadri Veseli.
“Deri më tani për shkeljet që janë vërtetuar nga paneli, janë gjetur përgjegjëse subjektet politike për ato shkelje, paneli ka shqiptuar gjoba në përgjithësi në vlerë prej 359 mijë e 550 euro, ndërsa më së shumti është gjobitur Partia Demokratike e Kosovës me 100 mijë e 100 euro, LDK me 74400 euro, LVV me 14100, Lista Serbe me 36500, koalicioni AAK-PSD me 89600 euro, NISMA-AKR-PD 33100 euro”, thekson Desku.
Top Channel