Kosova “në alarm” nga sulmet hibride: Rrezik për stabilitetin kombëtar!
30/01 16:11
Sot mbahen zgjedhjet në Kosovë dhe KQZ doli në konferencën e parë të ditës zgjedhore.
Zëdhënëni i KQZ, Valmir Elezi deklaroi se se të gjitha vendvotimet janë hapur para orës 07:00, ora e cila shënon edhe fillimin e procesit zgjedhor.
“Vetëm në disa vendvotime ka pasur vonesa. Këto vonesa ishin për arsye teknike”- u shpreh Elezi.
Cilat janë vendvotimet që nuk u hapën në orar?- u pyet Elezi nga gazetarët.
“Nuk kam një listë të atyre vendvotimeve, por vonesa ishte për arsye teknike dhe e parëndsishme. Tani çdo gjë është kthyer në normalitet”- tha Elezi.
Procesi zgjedhor në Kosovë ka nisur i qetë dhe pa incidente.
Top Channel