Në vitin 1985, një vrasës serial në Kansas vrau 10 gra në dy shtete.
Mes tyre ishte Lisa Stasi, një nënë 19-vjeçare të cilës nuk iu gjet kurrë. Ajo kishte dalë me vajzën e saj 4-muajsh dhe më pas u zhduk, bashkë me foshnjën.
Në vitin 2000, hetuesit arritën në një përfundim tronditës për atë që kishte ndodhur me vajzën 4-muajsh të 19-vjeçares së vrarë, të quajtur Tifani.
Pasi kishte vrarë Lisa Stasin, vrasësi, Xhon Robinson, ishte larguar nga skena e krimit me foshnjen e saj në krahë. Më pas falsifikoi letrat e birësimit dhe ia dha fëmijën të vëllait, i cili nuk mund të lindte fëmijë me gruan e tij. Ata e quajtën Heather.
Hetuesit besojnë se prindërit birësues nuk e dinin që Xhoni, i cili ishte baba dhe gjysh, ishte në fakt një vrasës gjakftohtë.
Xhoni u arrestua në vitin 2000, por hetimet e mëtejshme çuan drejt zbulimit të dy trupave të tjerë të fshehur nëpër fuçi, në një magazinë që Xhon Robinsoni e kishte marrë me qira.
Xhoni e pranoi fajin në gjyq dhe u dënua me vdekje.
Top Channel