23/12 21:18
Telashet për Milanin nuk kanë të sosur. Në ndeshjen që po luan kundër Genoas në llogari të javës së shtatë të Serie A, Lasse Schone ka shënuar një gol nga 35 metra në goditje dënimi.
Më saktë goli nuk u ‘shënua’ nga Schone por ishte një gafë trashanike e portierit të kuqezinjve Pepe Reina.
Portieri e kishte topin në dorë, por vetëm ai e din se si u fut në portë ai top.
Milani në gjashtë takimet e para ka arritur që të grumbullojë vetëm 6 pikë, nisja më e keqe e kampionatit në 81 vite.
Top Channel