Fqinja i kërkoi t’i mbante një kuti me lodra seksi, por brenda ishte koka e burrit

05/10/2019 15:39

Një 67-vjeçar ishte zhdukur që në shkurt nga qyteti Kantabria, në Spanjë. Pasi nuk po e gjente dot, policia vendosi të kontrollonte shtëpinë ku ai jetonte me bashkëshorten.

Gruaja e tij shkoi te fqinja dhe iu lut t’i mbante një kuti me lodra seksi, sepse i vinte turp po t’ia gjente policia.

Fqinja pranoi, por nga kutia nisi të vinte një erë e keqe. Kështu që ajo e hapi, dhe brenda gjeti kokën e burrit të humbur.

Koka ishte zier disa herë në ujë të vluar dhe ishte mbështjellë me letër alumini që të mos mbante erë.

Gruaja e tmerruar njoftoi menjëherë policinë, dhe 61-vjeçarja u arrestua për vrasjen e të shoqit, ndërkohë që trupi nuk është gjetur ende.

FOTO GALERI
3/3
Koka ishte zier disa herë në ujë të vluar dhe ishte mbështjellë me letër alumini që të mos mbante erë. Gruaja e tmerruar njoftoi menjëherë policinë, dhe 61-vjeçarja u arrestua për vrasjen e të shoqit, ndërkohë që trupi nuk është gjetur ende.

Top Channel