Një muze i vyer për përdoruesit e instagramit, është hapur në Vjenë, me hapsira interaktive për të rinjtë që të krijojnë artin e tyre. I mbushur me mure shumëngjyrëshe dhe objekte gjigande, muzeu ka gjithçka që nevojitet për selfien perfekte.

“Numri i të rinjve që shkojnë nëpër muze ka rënë ndaj ne po përpiqemi ta luftojmë këtë fenomen me median sociale”, thotë Petra Scharinger, bashkëkrijuese e muzeut Nofilter.

Ata preferojnë të jetojnë online në vend që të ndërveprojnë me botën reale.
Të rinjtë, janë mes përdoruesve më të mëdhenj të sajteve të medias sociale. Në Britani, nëntë nga 10 adoleshentë përdorin mediat sociale si Instagrami, Facebooku dhe Whatsapp. Muzeu është i mbushur me ekspozita interaktive që ftojnë njerëzit të argëtohen. Ka 24 salla të ndryshme në muze.

Muzeu Nofilter në Vjenë i bashkohet kështu një numri homologësh anëembanë botës që kanë në shënjestër përdoruesit e medias sociale.
Një shembull është Muzeu i Akullores në SHBA, që ka rezultuar shumë popullor dhe ka më shumë se 390 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA