Dhëndri norvegjez fshihet që të trembë vjehrrin amerikan për shaka, vritet në vend

04/10/2019 22:02

Përhapja gjerësisht e armëve vazhdon të jetë një debat delikat në SHBA. Përveç sulmeve nëpër shkolla e vende të tjera, armët përbëjnë rrezik edhe nëpër shtëpi.

Rasti më i fundit ka ndodhur në Florida. Dhëndri udhëtoi që nga Norvegjia në SHBA për t’i bërë surprizë familjes së nuses amerikane. Ai shkoi te dera, i ra ziles dhe u fsheh pas një gëmushe. Kur vjehrri hapi derën, 37-vjeçari doli nga gëmusha duke e bërë zërin si fantazmë, dhe vjehrri e ekzekutoi në vend.

Vjehrri i tha policisë se atë ditë ishte përfshirë një një debat me një person dhe kishte menduar se i kishte ardhur në shtëpi.

Pak ditë më parë, një 72-vjeçar në Teksas qëlloi një hajdut që e kishte pikasur në oborr të shtëpisë dhe pastaj shkoi të flinte. Burri kishte kujtuar se plumbat nuk e kishin prekur, por në mëngjes gjeti kufomën në oborr dhe tani po gjykohet për vrasje.

  Teksas, vrau hajdutin dhe vazhdoi të flinte

FOTO GALERI
4/4
Miqtë norvegjezë të Breganit fajësojnë kulturën amerikane të armëve. Vjehrri tha se kishte bërë debat me dikë atë ditë dhe mendoi se mos kishte ardhur ai person.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA