
Yuri Kim vazhdon detyrën në Byronë e Çështjeve Evropiane, por solidarizohet me 1300 kolegët e shkarkuar në DASH
13/07 22:17
Quhet “Lowell Cafe” dhe është restoranti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të cilin mund të konsumohet lirisht marijuana.
Lirisht dhe ligjërisht. Aktiviteti në fakt është hapur një vit pasi shteti i Kalifornisë legalizoi konsumin e kanabisit për qëllime rekreative.
“Ky është një moment historik”, kanë thënë disa nga klientët që kanë pritur madje në radhë për hapjen e lokalit të ri në Hollivudin perëndimor, në Los Angeles.
Dhe ashtu siç ndodh me verërat, edhe marijuana vjen me një menu të printuar, nga e cila klientët mund të zgjedhin varietetin më të mirë për ta kombinuar atë me pjata të ndryshme.
Top Channel