Me mijëra xhihadistë të ISIS-it mbahen të mbyllur në qelitë e një burgu në veri të Sirisë.

Shumë prej tyre janë ekstremistë të huaj që kanë ardhur në Siri për të luftuar përkrah ISIS-it, e të cilëve u është refuzuar kthimi në shtëpi nga vendet e tyre.

Rojat e burgut, ndërkohë, kanë pasur frikë se mos sulmohen papritur nga ISIS, pasi drejtuesi i grupit famëkeq u ka bërë disa herë thirrje që të lirojnë të burgosurit.

Brenda në burg nuk ka asnjë lloj standardi. Edhe 12-vjeçarët mbahen në të njëjtin mjedis me të rritur e egër të botës së ekstremizmit.

FOTO GALERI
1/9
Të miturit 12-vjeçarë mbahen në të njëjtin mjedis me të rriturit e egër të botës së ekstremizmit

Top Channel