Aktori i njohur turk Tolgahan i cili është bashkëshorti i aktores shqiptare, Almeda Abasi, ka qenë në Kosovë para pak ditësh ku edhe është nderuar me çmimin ‘Ambasador i Kulturës midis dy kombeve’ nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Kujtim Gashi.

Tolgahan nuk ka nguruar që të falenderojë në gjuhën shqipe në rrjetin e tij social “Instagram”, ku ka publikuar një foto me ministrin teksa mbi të shkruan:

“Komb historinë e të cilit e kam dëgjuar që në fëmijëri nga gjyshja ime e ndjerë, më pas për fat të mirë mu desh të njihem dhe të ndaj jetën me një vajzë të këtij kombi, njerëz mikëpritës, me gjak të ngrohtë dhe të besës.
Faleminderit shqiptarë që u bëtë pjesë e pandarë e jetës time, faleminderit që më mirëprisni. Do jem gjithmonë i gatshëm të jap kontributin tim në krah jush për të mirën e të gjithëve.
Përfitoj të falenderoj pafundësisht Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Kosovë Z. Kujtim Gashi dhe të gjithë Kosovën që më nderuan me Titullin “ Amabasador i kulturës” ndërmjet dy kombeve”, shkruajti aktori.

Top Channel