24/11 18:00
Një ajsberg gjigant është shkëputur nga Antarktida, dhe kjo është shkëputja më e madhe në 50 vitet e fundit.
Shkencëtarët e kanë vëzhguar dukurinë që prej viteve 2000, kur dha krisjet e para.
Ajsbergu është 1636 kilometra katror, (Tirana është 1110 kilometra katror), dhe kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme jo vetëm për Antarktidën, por edhe për debatin e ngrohjes globale në përgjithësi.
Ky bllok akulli njihet si i treti më i madh në Antarktidë, dhe një kanal gjigant kullimi për ujërat e lëvizshëm të kontinentit.
Edhe pse është i stërmadh, lëvizja nuk ka për të ndikuar gjë në nivelin e detit, sepse akulli ka qenë në ujë që përpara dhe thjesht ka ndryshuar pozicion.
Top Channel