Një 32 vjeçar ka rënë në pranga pasi një qytetar e ka denoncuar në polici për shpërndarje lënde narkotike në doza të vogla.
Në Sallën Operative të DVP Durrës, në numrin unik 112, mbërriti një telefonatë nga një qytetar që denonconte se një shtetas në qytetin e Durrësit shpërndante lëndë narkotike.
Policia e Durrësit organizoi menjëherë shërbimet, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i monedhave” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit të mësipërm iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale doza dhe grirëse lënde narkotike, armë e ftohtë (thikë) dhe vlera monetare (euro), të dyshuara të falsifikuara.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarin për denoncimin e rastit dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo “Komisariatin Dixhital” çdo rast të paligjshmërisë, duke ju garantuar ruajtjen e anonimatit, vlerësimin maksimal të çdo informacioni dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
Top Channel