“Shiko kush LUAN” thyen çdo rekord që në puntatën e parë të sezonit të tretë.

Pasditen e kësaj të marte, emisioni i plotë prej dy orësh është parë nga 400 mijë ndjekës në kanalin e Youtube të Top Channel.

Statistikat tregojnë se është emisioni i parë trend në Shqipëri, në Greqi, mes shqiptarëve.

“Shiko kush Luan” zë vendin e tretë në Gjermani dhe në Maqedoni, dhe një vend shumë të favorshëm në Shtetet e Bashkuara.

Sezoni i tretë, nën moderimin dhe autorësinë e Luana Vjollca, këtë herë sjell edhe aktorin Rezart Veleshnja në rolin e kapitenit, së bashku me Florjan Binaj.

Emisioni këtë vit ka ardhur me disa ndryshime të cilat duket se kanë tërhequr vëmendjen e shikuesve të cilët vijojnë e ndjekin edhe në kanalin e top channel ne Youtube. Në premierën e së shtunës ishin të ftuar Amarda Toska, Renato Mekolli, Lumi B, Era Rusi, Andi Lila, Hekuran Krasniqi e Agim Gerguri.

“Shiko kush LUAN”, transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA