24/11 12:12
E veshur me të kuqe nga koka të këmbët, Rita Ora është shfaqur në “showroom-in” e Escada për të festuar bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën gjermane.
Kjo ka qenë surpriza e këngëtares 28 vjeçare në Javën e Modës në Paris, ku madje ajo zgjodhi shoqatën e bamirësisë “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të një modeli çante, për Kosovën.
“Koleksioni im kapsulë është dizenjuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e garderobës edhe të zërit të tyre, “ tha Rita për linjën me 21 rroba e aksesorë që do të lançohet të martën.
Top Channel