Me dhjetëra udhëheqës botërorë, përfshi presidentin rus, Vladimir Putin, u mblodhën këtë të hënë në Paris për t’i dhënë nderimet e fundit ish presidentit francez,Jacques Chirac, ndërkohë që i gjithë vendi është në zi kombëtare.
Ish-presidenti karizmatik, Jacques Chirac, vdiq të enjten e 26 shtatorit, në moshën 86-vjeçare. Trupi i tij u përcoll me nderime të plota ushtarake te varrezat Montparnasë të Parisit.
Kisha Sent Sylpis, në kryeqytetin francez, mbajti një meshë solemne për funeralin, ndërkohë që me mijëra dashamirës u mblodhën rreth ish “Hotelit të Invalidëve”, vendi ku Franca nderon zakonisht heronjtë e tyre.
Shirak ka qenë president, kryeministër, deputet dhe kryebashkiak i Parisit. Karriera e tij 30-vjeçare kulmoi gjatë 12 viteve që shërbeu si president i vendit, nga viti 1995 në vitin 2007. Gjatë luftës së Irakut, në vitin 2003, ai ra në sy si bashkues i kombit, pasi foli pozitivisht edhe për opozitën.
Sondazhet popullore të organizuara nga “Le Journal du Dimanche” treguan se francezët e konsiderojnë si presidentin më të mirë të kohërave moderne, bashkë me Sharl Dë Golin.
Top Channel