Debate në Greqi për dronin ukrainas në Lefkada, aludohet se mund të jetë nisur nga porti i Vlorës 11/05 13:15
Një tërmet me magnitutë 6.2 ka goditur mëngjesin e sotëm Filipinet. Autoritetet njoftojnë se epiqendra e tërmetit ka qenë në det, rajonin e Davao, me thellësi 89 km.
Lëkundjet janë ndjerë në 10:02, me orën lokale, ndërkohë që njerëzit kanë dalë menjëherë në rrugë nga frika e shembjes së godinave. Fatmirësisht nuk raportohet për godina të shembura dhe njerëz të dëmtuar.
Autoritetet kanë njoftuar se priten lëkundje të tjera më të vogla, që pasojnë tërmetin e parë.
Top Channel