Një pikturë në vaj e piktorit holandez Vermeer, një park tematik e madje edhe presidenti Trump, të gjitha këto po marrin një trajtim Lego, ndërsa me mijëra modele të bëra me tullat ikonike plastike, po prezantohen në konventën më të madhe ndonjëherë të Legos, në Finlandë.

Organizatorët presin që 15 mijë entuziastë të marrin pjesë në eventin e kësaj fundjave, ku pjesmarrësit do të jenë të rrethuar nga miliona blloqe plastike me të cilat do të ndërtojnë një pjesë të mega-qytetit Lego.

Pjesëmarrësit në event e marrin frymëzimin ngado. Kështu, një prej tyre, gjatë një vizite në Hagë, kishte parë pikturën Vajza me një vath perle, dhe e përktheu atë në lego. Një tjetër i apasionuar pas legove, është frymëzyar nga seria Vikingët, që kish parë në televizion. Të tjerë thonë se kanë marrë ide nga librat, lojërat, filmat, dhe që andej i kanë vënë në jetë.

Sipas organizatorëve, ky është qyteti lego më i madh i ndërtuar ndonjëherë në Finlandë, me rreth 1500 ndërtues që do të finalizojnë po aq vepra arti me tullat plastike.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA